Mungesa e aktivitetit fizik por edhe produktet të cilat nuki përmbajnë vleratushqimore, për shkak të mashtrimev që na bëjnë kompanitë prodhuese po na dëmtojnë çdo ditë kockat. Kjo për faktin e osteoporoza e cila ka të bëjë me zvogëlimin e masës kockore tek njeriu po avancon më shpejt se sa është provuar shkencërisht. Çdo ditë në shërbimin e traumës, pranë ish-spitalit ushtarak paraqiten raste me fraktuara për shkak të osteoprozës.
“Katër në 100 gra mbas moshës 50, bëjnë një nga frakturat e osteoporozës. Të cila janë frakturat e qafës së femurit, frakturat kompresive të vertebrave të kurrizit apo dhe fraktura të qafës së femurit”, ka thënë Dr. Zamir Demiraj. Osteoporoza konsiderohet si patologjia e heshtur,pasi nuk shfaq simptoma që në nisje,por ajo shkakton fraktura të kyçeve, të cilat shpesh janë të parikuperueshem dhe kërkojnë të zëvendësohen me proteza.
“ Një Ostoporozë që të jap shenja klinike tek pacienti, duhet një reduktim me 30% i masës kockore, sëmundja ka agravuar që në lindjen e fëmijës, masa kockore fillon edhe rritet deri në moshën 30-40 vjeç, fillon zvogëlimi i masës kockore me 1-2% në vit. Tek gratë në menopauzë kalon deri në 2-3% në vit”, ka thënë mjeku.
Në rastet e frakturave pacienti duhet ti nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në rastin më të keq të vendos proteza, të cilat fillojnë nga 1000 euro. Mjekët shpjegojnë se osteoporoza është edhe e trashëgueshme por nga ana tjetër ka edhe faktorë të jashtëm që ndikojnë në ruajtjhen e masës kockore dhe forcimit të indit që lidhenme aktivitetin fizik por edhe me konsumin e produkteve ushqimore që përmbajnë kalcium, siç janë qumështi, djathi, kosi, të cilat në tregun shqiptar manipulohen me qumësht pluhur apo aditiv të ndryshëm të cilat pengojnë që konsumatori të marrë vlerat e duhura ushqimore.