Categories Lajme

Padia e PD-së ndaj anëtarëve të Qendrës së Votimit në Vorë, reagon përfaqësuesi i PS-së në KQZ: Kallëzimi është pa logjik! Problemi ligjërisht është i zgjidhur

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji, rrëzoi pretendimet e Partisë Demokratike se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë. Sipas Salianjit, problematika e PD-së për të gjetur komisionerë ka krijuar ngërçin, i cili ligjërisht është i zgjidhur pasi qendrat e votimit kanë kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.

“Për sa i përket problemit jo llogjik është se PD ngre një problem mbi emërimin e anëtarëve, PD ka detyrimin ligjor t’i çojë pranë KZAZ-së nbanorë të bashkisë Vorë.

Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë nuk është shkelje e ligjit. Edhe në momentet që flasim partia Demokratike ka detyrimin të paraqesë komisionerë dhe të ushtrojë detyrimet që i jep ligjit për të organizuar procesin e votimit me anëtarët

Nuk e di për çfarë arsye ka ardhur kjo mungesë komisionerësh, për shkak të pamundësisë për t’i gjetur apo për të bërë pis procesin. Ne na intereson procesi dhe tashmë procesi është një proces ligjor pasi është miratuar kuorumi me 5 anëtarë”, tha Salianji.

Salianji u shpreh se padia e ngritur nga Partia Demokratike është pa bazë ligjore dhe sipas tij e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së e cila në prononcimin e saj nga Vora i bëri thirrje qytetarëve të votojnë duke thyer heshtjen zgjedhore.

“Nuk e di pse bëhet kjo padi. Nëse ka patur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga zonja Tabaku e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë demokratike.

Kallëzimi është a logjik, pasi ligjërisht problemi i zgjedhur. Ata kanë detyrime të çojnë komisionerë dhe bëjnë padi ndaj KZAZ-së pse s’na cakton anëtarë kryesisht. Një të drejtë që e kanë vetë ja kërkojnë KQZ-së. I zgjedhur kryesisht është vetëm sekretari.  Ata nuk çojnë komisionerë dhe thonë pse nuk e zgjidh KQZ kryesisht”, tha Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME