Categories Lajme

Putin humb një tjetër komandant të lartë në Ukrainë

Agjencia ruse e lajmeve Tass konfirmoi se Moska ka humbur një tjetër komandant të lartë të saj gjatë luftës në Ukrainë. “Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit, “Sparta”, Koloneli Vladimir Zhoga (me emrin e luftës Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha,” – shkroi Denis Pushilin, kreu i Republikës së Donetskut në kanalin e tij Telegram.

Sipas, tij Zhoga u plagos për vdekje gjatë një operacioni për të siguruar daljen e sigurt të civilëve nga Volnovakha. “Burrat e “Sparta” po siguronin një mbulesë për evakuimin e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Nacionalistët hapën zjarr ndaj tyre,” – shkroi Pushilin.

Batalioni “Sparta” u krijua në 2014 dhe mori pjesë në betejat për Slavyansk dhe aeroportin e Donetsk.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Putin, pasi ai më herët humbi dy shefat kryesorë ushtarakë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME