Categories Lifestyle

Pak fruta të thata çdo ditë parandalojnë shtimin në peshë

Zëvendësimi një pjese të ushqimit me ushqime jo të shëndetshme( të skuqura, mish të përpunuar, salsiçe e tjerë) me 14 gramë fruta të thata në ditë ndihmon dhe zvogëlon rrezikun e mbipeshës, sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Nutrition, Prevention & Health”, i cili përfshinte tre grupe individësh, 51 529 meshkuj të moshës 40-75 vjeç; 121 700 gra të moshës 35-55 vjeç dhe 116 686 gra të moshës 24-44 vjeç.

”Strategjitë e thjeshta ndonjëherë ndihmojnë për të parandaluar shtimin gradual të peshës dhe mund të jenë një armë e rëndësishme në favor të shëndetit tonë dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, sipas studimit.

Ekspertët monitoruan grupmoshat për 20 vjet me radhë, shëndetin, peshën dhe ushqimin e tyre në çdo 4 vjet. Doli se ata që shtuan të paktën 14 gramë fruta të thata në dietën e tyre kishin një rrezik më të ulët për të marrë 2 ose më shumë kile në 4 vjet.

Në veçanti, konsumimi i një grushti arrash në ditë shoqërohet me një rrezik prej 15% më të ulët për t’u bërë obez.Efekti mbrojtës i frutave të thata është më i dukshëm nëse konsumohet në vend të disa ushqimeve jo të shëndetshme si patatet e skuqura.

Edhe pse ky është një studim thjesht vëzhgues, rezultatet përforcojnë idenë se konsumimi i rregullt i frutave të thata (të pasura me vitamina, kripëra minerale të mira) është i dobishëm për shëndetin dhe ndihmon në kontrollin e peshës pasi rrit ndjenjën e ngopjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME