Categories Lajme

Pak orë jetë, 15-vjeçarja Elona niset drejt Turqisë, momenti kur lë QSUT-ën (Video)

Lutjet e mijëra shqiptarëve për Elonën e vogël janë dëgjuar fatmirësisht shumë larg përtej kufijve. Falë dashamirësisë së njerëzve humanë e me zemër të madhe, vajza 15-vjeçare nga Fushë-Kruja, që vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë, ka lënë sot në mesditë spitalin universitar “Nënë Tereza” për t’u transferuar në spitalin “Medipol University Hospital”, në Turqi.

“BalkanWeb” dhe “News 24”, që ndoqën e publikuan hap pas hapi ngjarjen e rëndë, prej më shumë se një jave kur vajza zuri shtratin e QSUT, kanë siguruar momentin kur ajo del sot nga ambientet e spitalit dhe niset drejt Turisë.

Udhëtimi i vajzës drejt Turqisë është kryer privatisht me një avion sanitar, që i ka kushtuar familjes 14.500 euro.

Ndërsa duhen edhe 10-30 mijë euro të tjera që familja duhet t’i vendosë si garanci në llogarinë e spitalit turk, që ky i fundit të nisë procedurat për operacionin shumëfishtë të Elonës. “Tani kemi bërë pagesën, sepse nuk i kishim të dhënat për të bërë pagesën 15 mijë euro. Plus duhen dhe 30 mijë euro, sepse kanë ndërruar pazarin që kishin thënë 10 mijë euro. Do bëjmë pagesën, që të pritet vajza atje, që të jenë mjekët në dispozicion të vajzës. Paratë i siguruam nga të afërmit e mi, nga vëllezërit, nga gjithë shqiptarët, që kanë kontribuuar shumë, pasi keni hedhur lajmin ju”, tha nëna e Elonës, Endelina Kuburja.

Në ditën e 10 të qëndrimit në reanimacionin qendror të QSUT vajza nga Fushë-Kruja është vizituar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Ministrja erdhi, vizitoi gjendjen e vajzës. E pa që gjendja e saj është shumë e rënduar. Më tha që ta nisim vajzën privatisht, sepse akoma nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje në Turqi, por do jemi në kontakt dhe do jemi mbështetja juaj, sapo të marrim një përgjigje do ndihmojmë ta kalojmë vajzën në shtet”, theksoi Endelina Kuburja.

Në dalje të spitalit, ministrja nuk ka dhënë koment për situatën e rëndë të 15-vjeçares, edhe pas interesimit të gazetarëve, ndërsa zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë informoi se qeveria shqiptare do mbështesë kurimin e vajzës në Turqi. I njëjti burim zyrtar tha se po shihet mundësia e rimbursimit të shpenzimeve të familjes në spitalin privat, derisa të vijë përgjigja pozitive nga spitalet publike turke, me të cilat shteti shqiptar ka marrëveshje. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë i thanë “News 24” se përgjigja nga Turqia pritet të vijë brenda ditës së sotme dhe se transferimi nga spitali privat në atë publik të realizohet sa më shpejt, pasi në këtë mënyrë garantohet falas nga shteti mbulimi 100 % i shpenzimeve për kurimin e Elonës.

Ndërkohë, nga Kosova ka mbërritur në Tiranë edhe Saranda Hoda, vajza kosovare që vite më parë ka mposhtur të njëjtën sëmundje të rrallë që ka Elona. Saranda, me profesion gazetare, është njëherazi anëtare e këshillit komunal të Gjakovës dhe njihet si një aktiviste tepër aktive në ndihmë të njerëzve në nevojë. “Unë kam ardhur për të përkrahur familjen e Elonës dhe vetë Elonën, sepse e di që jam një mbështetje e madhe për ta. Unë kam kaluar për të njëjtën rrugë që po kalojnë familjarët e Elonës tani. Unë e  di që populli shqiptar do na ndihmoj dhe e lus të na ndihmoj, sepse për shtetin ….”, tha gazetarja kosovare.

Dërgimi i Elonës në Turqi ka lumturuar me mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pasi tani ka një shpresë për 15-vjeçaren që ta mposhtë sëmundjen tepër të rëndë, për të cilën lypet ende shumë mbështetje morale e financiare. Qëndrimi dhe operacionet e shumëfishta në spitalin turk, deri ditën që rasti do të merret në dorë nga shteti, kërkojnë shuma të mëdha në euro që familja nuk i ka, por bashkarisht të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kufijve mund t’i grumbullojnë në pak kohë e me pak mundim. “Vajza ka të gjitha pjesët e trupit nga koka te këmbët, nuk ka se do të bëhet vetëm një ndërhyrje. Ka filluar ndërhyrja dhe nuk dihet ku do ndalojë. Ndaj ju lutem të gjithë shqiptarëve, të na ndihmojnë për të shpëtuar jetën e vajzës”, përfundoi e ëma e 15-vjeçares.

Nr. i llogarisë në Credins Bank ku mund të ndihmoni Elonën: 00001248081 në ALL – Al85 2121 1322 0000 0000 01248081

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e “vrasësit të liqenit” lumturon familjarët e viktimave! Shqiptari mori dënim hyjnor?

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe procedohet penalisht babai i tij

Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar  dhe procedohet penalisht babai i tij banues në Berat. U…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ Aksidenti i trefishtë i ndodhur mbrëm në Vlorë/ Ishte nisur drejt spitalit, makina përplaset me dy mjete të tjera

Një aksident i trefishtë është shënuar mbrëm, në rrugën pranë spitalit të Vlorës. Sipas burimeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite

Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ku presim reshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME