Pak orë para seancës së orës 17:00 ku Mirela Kumbaro dhe 6 kolegë të saj do të shkarkohen zyrtarisht si ministra, numri 1 i Kultrurës për më shumë se 5 vjet ka hedhur firmën e saj të fundit.
Kumbaro ka ndarë momentet me ndjekësat në rrjetet sociale, ku shkruan se në sajë të punës 2-vjeçare është hapur më në fund Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin. Sigurisht për këtë arritje Kumbaro ka falenderuar dhe kryeministrin Rama.
Reagimi i Kumbaros:
Krenare qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2vjeçare:
Krijohet Qendra Kombetare per Librin e Leximin
Shqiperia, njesoj si Franca, Italia dhe jo vetem, do te kete nje institucion te dedikuar per politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarise, Edukimit permes Emancipimit te Mendjes!
Faleminderit Skuadres se Kultures qe e krijoi dhe Qeverise dhe Kryeministrit Rama, qe e miratoi sot.
Faleminderit te gjithe miqve qe mbeshtesin Levizjen Kombetare per Lexim
Ta gezojme
