Categories Lajme

PAMECA V dhuron pajisje për mbrojtje personale për Institutin e Policisë Shkencore

Në vijim të dhurimit të parë për Policinë e Shtetit dhe për Drejtoritë Vendore të Policisë, PAMECA V, në bashkëpunim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Europian, ka dhuruar për Institutin e Policisë Shkencore, pajisje për mbrojtjen personale, që përfshijnë 560 veshje pune teknike, 6000 doreza, 2000 maska për fytyrën dhe 65 litra alkool etilik.

Sipas njoftimit të Policisë, këto pajisje për mbrojtjen personale i dhurohen Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit si ndihmë ndaj masave parandaluese kundër përhapjes së virusit COVID dhe për qëllimet e nevojave të hetimit të vendit të ngjarjes.

Zv.drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj falënderoi D’Achille për këtë iniciativë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke iu referuar veçanërisht këtij dhurimi të nevojshëm për Institutin e Policisë Shkencore. Drejtuesi i Projektit PAMECA V, Carlo D’Achille deklaroi gjatë ceremonisë së dhurimit se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit në konsiderohet të ketë një rëndësi të madhe për PAMECA V dhe vlerësoi lart mundësinë për të ofruar një mbështetje të tillë të dobishme gjatë kësaj kohe të vështirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME