Categories Showbiz

Pamela Anderson martohet sërish, shkon në altar me truprojën e saj (Foto)

Martesa e gjashtë për Pamela Anderson dhe lamtumirë rrjeteve sociale. Aktorja dhe modelja e famshme, 52 vjeçe tashmë, u martua në mënyrë të fshehtë me truprojën e saj, Dan Hayhurst në Vancouver, Kanada, siç zbulon “Daily Mail”: “Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem. Në krahët e një burri që më do vërtet”.

Vetëm për “Daily Mail”, Pamela zbuloi të gjitha detajet e dasmës, duke thënë: “Unë u martova në pronën që bleva nga gjyshërit e mi 25 vjet më parë, këtu prindërit e mi u martuan dhe janë ende së bashku. Ndihem sikur kam mbyllur një cikël…”. Anderson, me origjinë nga Kanadaja, buzëqesh në fotografitë e dasmës të publikuara nga gazeta angleze, me një fund tyli dhe një palë çizme shiu (për t’u mbrojtur nga balta e kopshtit?). Dasma u zhvillua tradicionalisht në oborrin e pasmë të vilës së madhe të aktores, e cila lindi në Ladysmith, një fshat i largët peshkimi në British Columbia, në vitin 1967.

Çifti ka qëndruar i izoluar atje për shkak të Covid 19, pikërisht aty ku lindën dhe shkëndijat e para mes tyre. “Ky vit së bashku, u duk si shtatë vite njeherësh, – bën shaka modelja. – Ne ramë kokë e këmbë në krahët e njëri-tjetrit dhe ishte një përshtatje e natyrshme”. A do të jetë burri dhe martesa e duhur për të? Vetëm një vit më parë Pamela ishte martuar me producentin, Jon Peters. Dasma e ndezur zgjati vetëm dymbëdhjetë ditë. Por bukuroishja bionde ka pas shpatullave edhe katër martesa të tjera, të dështuara.

Në listën e ish-burrave të saj, përveç Peters, është Tommy Lee (nga e cila aktorja ka dy fëmijë, Brandon, 23 vjeç dhe Dylan, 22 vjeç), Kid Rock dhe Rick Solomon. Ndërkohë, Pamela ka marrë një vendim tjetër të rëndësishëm, që të tërhiqet nga mediat sociale. Lamtumira për më shumë se 2 milionë ndjekësit e saj, erdhi me një postim të gjatë, të shoqëruar me një foto, në të cilën ajo shfaqet më sensuale se kurrë.

“Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter dhe Facebook. Mediat sociale kurrë nuk më kanë interesuar dhe tani që unë jam e vendosur në jetë, marr frymëzim të sinqertë nga leximi dhe të qenit në natyrë. Unë jam e lirë. Shpresojmë që edhe ju të gjeni forcën dhe frymëzimin për të ndjekur qëllimet tuaja, duke u përpjekur të mos josheni nga koha e humbur. Kjo është ajo që ata duam dhe mund të kemi: kontrolli mbi trurin tonë”, – thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME