Categories Lajme

Pamjet e rënda të aksidentit në Sukth, makina përplas motorin me dy persona, tjetra kalon mbi trupin që dergjet në rrugë (VIDEO)

Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e aksidentit që ndodhi një natë më parë në Sukth dhe si bilanc pati një viktimë dhe një të plagosur. Videoja është publikuar nga JOQ dhe tregon çastin kur një makinë përplas motorin mbi të cilin ndodheshin dy persona. Të dy bien në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes. Por, ajo që ndodh më vonë është akoma më e rëndë.

Një tjetër makinë përshkron të njëjtin aks rrugor dhe shkel sërish një prej personave që qëndronin të shtrirë në tokë pas aksidentit, pa e vënë re aspak që sapo kishte shkelur një njeri.

Makina pas saj ndalon dhe konstaton aksidentin. Më pas, në vendin e ngjarjes mbërrijnë autoritetet. Personi që ndërroi jetë në vendngjarje është ai që i kaloi makina e dytë sipër. Në pranga u vunë tre persona, drejtuesi i motorit i cili edhe u plagos, shoferi i makinës që përplasi motorin dhe drejtuesi i mjetit që kaloi sipër trupit të të riut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME