Categories Lajme

Shqiptari hyn për të vjedhur në Britani: U kam 25 mijë paund borxh trafikantëve

F. Limani, 23 vjeç nga Shqipëria, shkoi në Britaninë e Madhe për një të ardhme më të mirë, por së shpejti do të kthehet në atdhe. Siç shkruajnë mediat angleze, së bashku me një azilant tjetër ata hynë në një banesë përmes dritares për të vjedhur gjëra me vlerë.

Ata gjetën një orë xhepi të florinjtë që i përkiste stërgjyshit të pronarit, sende të tjera me vlerë, para dhe portofolet e fëmijëve. Prokurori në Gjykatën e Leeds u shpreh se pronari kishte udhëtuar së bashku me familjen atë pasdite. Por në celular u lajmërua se kamerat e derës kishin pikasur lëvizje jashtë pronës.

Ai mundit të shihte dy njerëz që ecnin drejt pronës së tij. Ai kontaktoi me disa fqinj për t’u siguruar nëse kishte drita që lëviznin në shtëpi. Pas kësaj, u lajmërua policia e cila arriti menjëherë. Limani dhe personi tjetër dolën nga pjesa e pasme e banesës dhe shkuan deri në një shkollë.

E teksa personi i paidentifikuar u zhduk, 23-vjeçarit shqiptar i vunë prangat. Gjatë dëshmisë së parë e mohoi veprën penale. Por më vonë e pranoi akuzën për vjedhje duke marrë përgjegjësi për të gjithë organizimin. Por gjykatësi u shpreh se kjo nuk ishte e vërtetë pasi në kamera janë filmuar dy persona.

Avokati i Limanit, tha se i riu shqiptar kishte shkuar me anije para 19 muajsh. Ai tha se 23-vjeçari kishte pranuar t’i paguante trafikuesve të tij 25 mijë Paund. Ai u urdhërua që t’i paguante paratë duke punuar. Duke punuar në ndërtim dhe lavazh, shqiptari i çoi vëllait në Shqipëri 5 mijë Paund.

Avokati i tij u shpreh se pasi erdhi në Britani, Limani u kap me dokumente false dhe u dënua me 9 muaj burg. Prej asaj kohe ai ka kërkuar azil. Për këtë arsye e ka të pamundur të punojë derisa të vendoset se çfarë do të bëhet me aplikimin e tij.

Gjykata e dënoi me 18 muaj burg të riun dhe pas kësaj të deportohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME