Categories Lajme

Pandemia nuk i ndali emigrantët për të festuar në Shqipëri, numër i lartë ‘hyrje-daljesh’

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në atdhe për festa, por edhe janë kthyer në vendin fqinj. Autoritetet Portuale Durrës bëjnë me dije se ditën e fundit të vitit që lamë pas kanë hyrë në portin e Durrësit 1,363 udhëtarë nga 2 linja, Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, ndërsa ditën e parë të këtij viti të ri kanë lënë brigjet shqiptare 1,008 udhëtarë dhe 642 mjete.

Datë 31.12.2020, linja ka funksionuar vetëm në hyrje. Me tragetet “Francesca” dhe “Rigel VII” të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti “AF Claudia” i linjës Ankona-Durrës, janë përpunuar 1,363 pasagjerë 642 mjete.

Datë 01.01.2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje. Drejt Portit të Barit (Itali) kanë lundruar dy tragete, “Francesca” dhe “Rigel VII”, janë përpunuar 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete. Datë 02.01.2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjellas dhe janë transferuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME