Categories Bota, Lajme

Papa Françesku mesazh të përzemërt të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj që të përparojë” Zoti ju bekoftë

Papa Françesku surprizoi shqiptarët ditën e sotme me një video përshëndetëse.

Videoja, e publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit, Arjan Dodaj, i dedikohej të rinjve shqiptarë. Një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta, thotë Papa. “Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video.

Ndërkohë, arqipeshkvi në mbishkrim thotë se Papa Françesku e do popullin shqiptar. “Papa Françesku e don shumë popullin tonë! Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, ka shkruar Arjan Dodaj në postimin e tij në X, dikur Twitter

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME