Categories Sport

Partizani gjen fitoren e parë të vitit, të kuqtë mposhtin lehtësisht Luftëtarin

Partizani ka marrë fitoren e parë të këtij viti, po ashtu edhe e para në stol për trajnerin Adolfo Sormani. Të kuqtë nuk hasën pengesa në transfertën e Gjirokastrës përballë Luftëtarit. Bluzinjtë nuk mund të bënin rezistencë teksa një dorë në këtë humbje iu dha edhe portieri i tyre, Arlis Shala. I sapoardhuri në këtë merkato të janarit u aktivizua si titullar nga trajneri Çoçlli, por nuk justifikoi besimin e këtij të fundit. Sapo u regjistrua minuta e dytë, Shala grushtoi topin por nuk e largoi nga zona, teksa i gjendur aty pranë Solomon nuk e pati të vështirë për të realizuar golin e parë.

Ndërkaq, kryeqytetasit nuk e ulën ritmin dhe vazhduan insistimin drejt portës kundërshtare për të gjetur edhe golin e dytë me anë të Brojës. Mesfushori goditi nga jashtë zonës ndërsa sërish portieri Shala mund të bënte më mirë. Më avantazhin e dyfishtë të “demave” u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Partizani gjeti edhe golin e tretë. Ai që siguroi triumfin ishte Uilliam Kordeiro i cili me një goditje kirurgjikale nuk i la asnjë shans reagimi portierit Shala.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Partizani mori tre pikë të vyera për të dalë nga kriza. Hera e fundit që të kuqtë merrnin tre pikë të plota ishte në dhjetorin e vitit të kaluar në sfidën ndaj Vllaznisë. Tashmë, Partizani ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë në pritje edhe të ndeshjes së Teutës. Nga ana tjetër, Luftëtari mbetet në pozita të rënduara teksa klasifikohet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME