Categories Showbiz

Pas eliminimit, Meridiani shpërthen në akuza ndaj produksionit të “BB VIP”

Mbrëmjen e djeshme, i eleminuari i rradhës i shtëpisë së “Big Brother VIP” ishte Meridiani. Largimi i tij nga gara erdhi si rrjedhojë e nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë. Zgjedhja e tij ishte Iliri, Meridiani, dhe vetë ai.Ky nominim solli polemika dhe debate të shumta midis banorëve gjatë gjithë javës, ku Meridiani shfaqej kryesisht i pakënaqur nga ky vendim i Donaldit.

Ndërkohë, këto pakënaqësi duket se kanë vazhduar ende, edhe pas daljes së ish-banorit. Nëpërmjet disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, Meridiani ka akuzuar rëndë produksionin për mostransparencë lidhur me votat e publikut.

Këtë gjë ai e ka komentuar duke ripostuar në “Instastory” disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” të cilët kërkonin largimin nga gara të Donaldit. Nga ana tjetër, ai ka publikuar gjithashtu edhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”.

“Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- shkruan një ndjekës. Ndërkohë, Meridiani nuk ka nguruar të rivendosë në vëmendje edhe debatin e tij të ashpër me Balinën. Ai ka ripostuar një story, ku e quan atë “pseudoanaliste” dhe riciton fjalët e ndjekësit: “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME