Categories Lifestyle

Pas këtij lajmi do të zgjoheni çdo ditë në 6 të mëngjesit

Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët në mëngjes. Blogeri Eghosa Aihie ka kohë që zgjohet në ora 6 të mëngjesit, dhe thotë se ky zakon ia ka ndryshuar jetën. Këto janë arsyet pse duhet të zgjoheni më herët:

  1. Do të keni kohë ta zbuloni pjesën tuaj të fshehtë

Shumë njerëz nuk i arrijnë synimet e tyre për shkak të mungesës së fokusit. Shumë lehtë mund të shpërqendroheni nga qëllimet në jetë përgjatë ditës nëse nuk filloni të mendoni se çfarë duhet të bëni. Truri punon më mirë në pjesën e parë të ditës. Përdoreni këtë kohë për të marrë kontrollin e jetës tuaj!

  1. Do të keni kohë për të programuar ditën

Njerëzit që zgjohen herët kanë mundësi që të planifikojnë ditën më mirë para se të shkojnë në punë ose në shkollë. Sa më herët që t’i bëni planet për mbarëvajtjen e ditës, aq më mirë do ta shpenzoni kohën.

  1. Mëngjesi është koha më e mirë për të përmirësuar veten

Shumë njerëz ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për familjen, argëtimin ose palestrën. Nëse zgjoheni në 6 të mëngjesit, ju do të keni disa orë shtesë për të bërë ushtrime para se të fillojë dita e punës. Kur ushtroni në mëngjes, trupi pushtohet nga endorfinet. Këto hormone që lëshohen gjatë aktivitetit fizik ju japin ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë, gjithashtu duke iu bërë që të ndjeheni më energjik dhe më të pushueshëm përgjatë gjithë ditës.

  1. Njerëzit e suksesshëm tashmë e bëjnë këtë!

Njerëzit e suksesshëm e fillojnë ditën e tyre herët. Tim Cook, CEO i Apple, thotë se fillon t’ju përgjigjet emaileve të partnerëve të tij në 4:30 të mëngjesit.

  1. Do të jeni dy hapa para të gjithëve!

Siç tregojnë edhe hulumtuesit, zakoni i të zgjuarit herët në mëngjes mund t’ju bëjë më kreativ. Për më tepër, ju do të fitoni edhe një vetëbesim më të madh: do të filloni punën kur kolegët e tjerë të punës ende e kanë trurin “fjetur”. Gjithashtu, nëse trajnoni veten për t’u zgjuar dy ose tri orë më herët se zakonisht, ju do të përfitoni 150 minuta shtesë në ditë, që është 17 orë e gjysmë në javë dhe më shumë se 70 orë në muaj, dhe rreth 840 orë në vit. Zgjidhja është e jotja!/gazetametro.ne

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME