Categories Lajme

Pasioni i Hikmetit që nuk ka për ta lënë kurrë

Çdo pasdite Hikmetin e gjen buzë detit teksa rreket të gjuajë ndonjë peshk me grepin e tij. Është një kënaqësi që e ushtron prej vitesh, sa herë që lë pas Tiranën dhe vjen të pushojë buzë Adriatikut. Sot nuk ka qenë një ditë e mbarë për të. “Nuk ka peshk. Punoj për qejf. Kaloj ditën. Zakonisht vij pasdite dhe kur vij me pushime e shfrytëzoj edhe këtë. Në vitet e mëparshme ka qenë më mirë, po këtë vit nuk ka fare peshk”, shprehet peshkatari. Pas 30 vitesh punë si shofer autobuzi, kryesisht i linjës Kombinat-Kinostudio në Tiranë, Hikmeti tani shijon qetësinë dhe mundësitë që ofron mosha e pensionit.

“Kam punuar 37 vjet me urban dhe janë përmirësuar shumë linjat, pavarësisht se njerëzit janë të shtrënguar. Autobuzat janë të rinj e të shpeshtë, pavarësisht se njerëzit janë të pakënaqur nga trafiku”, thotë më tej Hikmeti.

Në sezonin e verës, ai zgjedh gjithnjë plazhin e Durrësit e Malit të Robit për të pushuar. Janë afër me kryeqytetin, këndshëm dhe me më pak shpenzime. “Durrësi është një vend i mirë shumë si nga popullata, ashtu dhe nga gjithçka tjetër. Zgjedh Durrësin se dhe deri aty e kam hapin. Unë me pension jam, me gruan e fëmijët”, shton ai.

Ashtu si për shumicën e pensionistëve shqiptarë, edhe për Hikmetin mundësitë për të pushuar gjetkë janë të pakta. Dëshira nuk mungon, po pensionet janë të vogla dhe i bëjnë të papërballueshme pushimet në largësi. Megjithatë ai mendon se e ka bërë udhëtimin e tij të jetës, kur ka vizituar vendin e ëndrrave, Amerikën. Tani shijon pensionin dhe gjithçka që i dhuron koha e fituar pas një jete punë në timon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME