Categories Lajme

“Pasioni i tij ishin motorat dhe motori i mori jetën”, kushëriri i 36 vjeçarit që humbi jetën mesazh dhimbjeje…

Ndarja nga jeta papritur e 36 vjeçarit Eltjon Lishi në orët e para të mbrëmjes të së enjtes në Shkodër, është perjetuar me dhimbje nga të afërmit e tij. Ata janë shprehur edhe publikisht në rrjetet sociale, duke bashkëndarë dhimbjen por edhe momentet e jetës së tyre me Eltjonin por edhe familjarët e tij. Fatmir Lishi, një emër i njohur në Shkodër e më gjërë, drejtor i SIGAL, ka bërë të përshkrim që ngjall ndjeshmëri të lartë për të gjithë ata që e lexojnë. Lishi jep detaje nga jeta e të riut, por edhe me familjarët e tij. Siç po ndodh gjithë këto kohë për shkak të pandemisë, të afërmit që jetojnë jashtë vendit, nuk do të kenë mundësi ti japin as lamtumirën e fundit Eltjonit.

POSTIMI NË FACEBOOK I FATMIR LISHIT \ Ndahet nga jeta ne menyre te papritur nga nje aksident i rende me motor ne moshen me te bukur 36 vjeçare Eltjon Lishi… Pasioni i tij ishin Motorat dhe motori i mori jeten. Kjo eshte nje humbje e madhe per familjen e gjithe farefisin tone, por brengen me te madhe e kane dy prinderit e tij Tahir e Nezihat Lishi, te cilet e kane shume te veshtire ta perballojne kete situate te rende, sepse 2 femijet e tyre me te medhenj Anita e Admir Lishi me familjet e tyre ndodhen ne Kanada dhe per kushtet e pandemise, nuk mund te jene prezent as ne varrimin e vellait te tyre.

Me te vertete une Tahirin babain e Eltjonit e kam edhe djale teze e dhe djale axhe, pasi babai im dhe 2 vellezerit e tij Osman e Eljaz Lishi moren per nuse 3 motra dhe lidhja jone ishte e vecante. U rritem bashke ne nje shtepi 15 femi ne vendin e quajtur Ura Derbish Beg pas shtepise se Dan Hasanit. Dhe ne te gjithe mashkujt qe ishiim tete , me i madhi ishte Tahiri Komondanti i jone. Dhe ky sherbeu per 20 vjet larg Shkodres ne fillim ne Fier e pastaj ne Pogradec.

Uroj qe si Tahiri ashtu dhe e ema Eltjonit, Nezihati ta kalojne kete situate te veshtire pasi nuk kane qene mire me shendet , dhe halli tjeter i madh qe dy femijet e tyre ndodhen atje larg ne Kanada dhe nuk do te jene prezent per ti dhene pershendetjen e fundit e per ti hedhur nje grusht dhe ne varrin e tij. Lamtumire i dashur vellai Yne Eltjon Qofte dheu i lehte Kujtimi yt do te mbese perhere ne kujtesen time, familjes tende, e te gjithe atyre qe te deshten…😥😥😥😥

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME