Categories Politike

PD i la rrugëve asetet/ Rama: Kur je i gjatë e ke të vështirë të dorëzohesh

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ditën e sotme ka zhvilluar takime me bizneset, teksa vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero. Sipas Ramës sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.

“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr.

Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.- tha Rama.

Rama sakaq pati dhe njjë mesazh për PD-në,  kur komentoi kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon. “Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME