Categories Politike

PD i përgjigjet Topallit: Asnjë fjalë për Valdrinin, ja si e ka promovuar ish-kryeparlamentarja kur qeveriste e djathta

Pa kaluar shumë kohë nga deklarata e ish-kryeparlmentares, Jozefina Topalli e cila akuzonte kreun e opozitës se po mban në pushtet Edi Ramën, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike, dega Shkodër.

Sipas një deklarate, PD akuzon Topallin se sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet ish-kryetarja e Kuvendit duke sulmuar demokratët dhe kryetarin, Basha.

Duke shprehur habinë se përse nuk kishte asnjë fjalë për kryebashkiakun e ri por të pa mandatuar të Shkodrës, Valdrin Pjetrin, si dhe për Ramën që sipas saj ka përdhosur dinjitetin e qytetarëve të Shkodrës me kandidatin e dënuar për trafik drogë, PD tregon edhe një detaj që ka të bëjë me detyrat që ka mbajtur Pjetri në kohën kur qeveriste PD.

Reagimi i plotë:

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

#partiademokratikeShkoder #pd

Theksojmë se më herët Topalli shprehej se ajo gjithnjë ka besuar që ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, pasi nuk mund të thuhej e kundërta sa kohë që kreu i PD-së e ka nxjerrë opozitën totalisht jashtë institucioneve.

Ish-kryeparlamentarja shton se Valdrin Pjetri as nuk do ta shihte në ëndërr karrigen e kryetarit të bashkisë në Shkodër në rast se opozita do të futej në zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME