Categories Politike

PD (pa LSI) takim informal me ‘Venecian’, akuzon Ramën për problemin 30-vjeçar të pronave

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim informal, i cili nuk ishte përfshirë në axhendë, me delegacionin e Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Paluajtshme.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat ish-deputetët demokratë deklaruan se i kishin shprehur Komisionit të Venecias shqetësimet e tyre lidhur me krijimin  e KADASTRËS, e cila sipas tyre merr funksione që nuk i takojnë duke sfumuar rolin e Gjykatës. Bylykbashi deklaroi se një tjetër shqetësim lidhur me këtë çështje është mos funksionimi i Gjykatës Kushtetuese duke penguar qytetarët që të ankohen mbi çështjet e pronave, por duke sulmuar edhe Reformën në Drejtësi, teksa u shpreh se është pezulluar në kuadër të këtij mekanizimi.

“Nuk është e re historia e kësaj qeverie. Ne patëm munësinë të shpjegojmë me detaje se çfarë ka ndodhur nga viti 2008 për ligjin e pronave, ligje që bien ndesh me të drejtën e qytetarëve. Diskutuam se KADASTRA merr funksione që nuk i takojnë. Qeveria është duke shkelur të drejtat e pronarëve dhe duke harrtuar ligje që krijojnë norma të ndryshme nga vendet e tjera të rajonit.

Patëm mundësinë që të shpjegojmë edhe themelin e këtij mekanzimi djallëzor për të marrë pronat. Qeveria nuk kthen më prona dhe ka vënë një mekanizëm për të rishpronësuar pronarët. Kjo ka një qëllim të vetëm të marrë pronën dhe t’ia japë oligarkëve. U bëmë të qartë se fikjsa dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetues dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi. PD do kthehet në pushtet dhe do zhbëjmë këto difekte”, u shprehën dy ish-deputetët demokratë.

Problemi i pronave është një problem i vjetër në Shqipëri, por me rënien e regjimit komunist, u bë edhe më kompleks përmes ligjit famëkeq 7501 për pronën, të cilin e firmosi Berisha.

Përgatitja e këtij projekt-opinioni nga Komisioni i Venecias, financohet përmes kornizës së “Për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Ditën e djeshme ky delegacion u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të grupeve parlamentar të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sot ata do të vijojnë takimet me Avokatin e Popullit, por edhe anëteren e vetme të Gykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Axhenda e plotë e delegacionit të Komisionit të Venecias

18 shtator 2019

12:15-13:00 -Takim me Kryeministrin Edi Rama.

16:30 – 17:30- Takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

18:00 – 19:00- Takim me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

19 shtator 2019

09:30-10:00 -Takim me Avokaten e  Popullit, znj. Erinda BALLANCA.

11:00-12:30 -Takim i përbashkët me perfaqsues te Ministrive.

12:30-13:45- Takim i përbashkët me Agjencitë, përfshirë përfaqësues të ish-agjencive të shkrira.

16:00-17:00- Takim meGjykata Kushtetuese

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME