Categories Politike

PD publikon faktet: E pavlefshme leja e ndërtimit në Unazën e Re, nuk ka studim topografik

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshëm, lejen e ndërtimit në Unazën e re.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka treguar sot para medias, mungesën e studimit topografik dhe të një drejtuesit teknik në fushën e gjeodezisë të kompanisë AVE Consalting, fakte këto që e bëjnë të pavlefshme lejen e ndërtimit në Unazën e re, pasi rritin koston.

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e qindra familjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove dhe ndërtimin e disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, PD ka publikuar dokumente dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë. Roli kyç në skemën e vjedhjes në projektin e Unazës së Re ka agjencia e Rrugëve, që në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga AVE Consalting.

Ky është dokumenti:

Një dokument tjetër tregon se kjo kompani nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezisë.

Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e studimit sjell pasojat juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër.

Aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptive të momentit dhe rritet kostoja e punimeve. Përveç anës teknike, në këtë çështje ka dhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që ka dhuruar projektin.

Nga njera anë AVE që ka projektin për shkatërrimin e qindra ndërtimeve, ka fituar tenderin për të mbyllur procedurat e legalizimeve informale. “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME