Categories Politike

PD: Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos

U duket sikur do të ishte një çështje teknike e zgjidhshme, por çështja e listës përfundimtare për zgjedhjet e 25 prillit po shndërrohet në një kalvar. Pas ankimit të PS dhe PD, fati i fletës ngelet akoma pezull kur zgjedhjet janë vetëm 20 ditë larg.

Sekretari për çështje zgjedhore, Ivi Kaso përmes një dalje për shtyp ditën e sotme tha se Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Kaso shtoi se ai ka turp nga emrat e kandidatëve të PS dhe po i fsheh ata pas numrave. Sipas asaj që tha Kaso PD do të apelojë vendimin ditën e stome dhe theksoi se do ta fitojë këtë betejë për demokraci.

Kaso: Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё Rama. Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë. Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte për çështjen e logos vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë.  Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojnë. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet t’i fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta. Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista. Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra. Kjo nuk do ta ndihmojë atë. Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill. Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ashtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME