Categories Lajme

Pedagogët sërish në protestë: Kemi pagat më të ulëta në Evropë

Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë, për të kërkuar rritje të pagave. Pedagogët janë mbledhur përballë  Universitetit të Arteve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat.

Ndërsa  kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të bojkotojnë edhe procesin mësimor. Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë.

“E nisim këtë forum, e protestë, për të pritur datën 17. Sindikata i punonjësve të universiteteve ka qartesuar se hallin e ka qeveria, e cila dhe pse ka nivelin meë të ulët krahasuar me Kosovën e Rajonin edhe e ka shkurtuar.  Ku jemi sot me kartën e studentit? Fakt është që jo vetëm që jemi më poshtë me pagat se Kosova, por edhe nga Bosnjë Hercegovina. Kjo s’është thjesht protesta jonë, por për dinjitetin e arsimit dhe mësuesve” tha anëtari i sindikatës i punonjësve të universiteteve.

Pedagogët thonë se ditën e hënë, 17 tetor, ata do të bojkotojnë mësimin. Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim.

Disa nga kërkesat e pedagogëve:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME