Categories Lajme

Pëllumb Pipero: Intensiteti ka rënë, duhet të hapemi tërësisht

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur ditën e sotme se vendi ynë e ka kaluar fazën e rrezikut nga koronavirusi dhe se tani duhet të hapet vendi. Pipero ka thënë se tani është koha që vendi të hapet kështu qytetarët të mund të ekspozohen dhe të fitojnë imunitet.

Sakaq, mjeku është shprehur se grumbullimet tek Teatri do të vëzhgohen në 10-14 ditët e ardhshme, por sipas tij edhe nëse do të ketë një rritje të raste me personat që do të jenë asimptomatikë. Mjeku u ka këshilluar qytetarëve që në grumbullime të tilla të vendosin maska.

“Shifrat dëshmojnë se intensiteti ka rënë, numrat janë pozitiv, në një ulje të qëndrueshme. Për shkak se rastet janë gjurmuar. Përgjithësisht janë raste asimptomatike. Dhe në këtë aspekt unë mendoj që ecuria është drejt mbylljes, apo përfundimit. Besoj se lirimi në këtë moment  nuk na sjell dëm. Duke dal fitojmë ekspozim dhe imunitet. Unë do këshilloja që të jenë të hapura dhe të hapemi tërësisht.

Unë mendoj për grumbullimin tek Teatri edhe nëse do jenë raste pozitive do jenë asimptomatik. Gjithsesi do të rekomandoja në grumbullime të vendoset maska dhe të ruhet distancimi social. Unë e këshilloj maskën në grumbullime. Distanca dhe kujdesi për duart është shumë  e rëndësishëm,” tha Pipero për ‘news24’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME