Categories Lajme

Pensionistët s’do ‘enden’ më dyerve të gjykatave: Vitet e punës dhe kontributet do njihen automatikisht!

Në bazë të disa ndryshimeve në ligj, tashmë ka ndryshuar skema për përllogaritjen e pensionit. Pikërisht për këtë temë që prek veçanërisht ata që kanë punuar shumë gjatë viteve të komunizmit, ka folur për Klan News ekspertja e çështjeve ekonomike Teuta Kortoçi.

Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Kortoçi u shpreh se nuk është me e nevojshme paraqitja e dokumentave, proceset gjyqësore për të vërtetuar vitet e punës apo kontributet, pasi ato do të njihen automatikisht.

“Qytetari nuk ka më nevojë të rendë në dyert e gjykatave për të vërtetuar vitet e tij të punës, ky individ tashmë do t’i njohë këto vite pune. Në ligjin aktual kemi ndryshueshmëri për të ardhmen. Elementi i dytë favorizues është rritja e koeficentit. E para njohja e viteve apriori te punës në vitet e komunizmit dhe ndryshimi i koeficentit të përllogaritjes së pensionit. Në momentin që ky ligj ekziston, këta qytetarë që janë në proces gjyqësor nuk e vijojnë më sepse ligji ua jep si të drejtë dhe janë përfituesit.”

Kjo përllogaritje e re e pensionit do pasohet me një rritje të vogël të tij.

“Në momentin që ne plotësojmë moshën e daljes në pension, automatikisht plotësohen vitet dhe kontributet, përmes një formule si vjetërsinë dhe se sa kontribute në para ke derdhur. Por duke qenë se bëhet fjalëpër një periudhë tranzicioni ku pagat janë në rritje, diferenca është e ndjeshme dhe këto vlera e kontributeve është duke u rritur. Ndryshimi i koeficentit, është rritur në mënyrë që pensioni që do llogaritet të jetë edhe më i lartë. Por sigurisht janë rritje të vogla”, deklaroi ajo!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME