Categories Lifestyle

Për herë të parë në Shqipëri prodhohet frut pasioni, ja në cilën zonë

Deri më tani konsumatori shqiptar është mësuar që të konsumojë frutin e pasionit të importuar. Ata janë të vetëdijshëm që kanë shijuar një frut që është mbajtur në kushte frigoriferike, pasi ai kultivohet në vende të largëta të Amerikës Latine. Por që nga ky vit fruti i pasionit për herë të parë po kultivohet në Shqipëri. Ish-agronomi Irakli Shkoza ka vendosur që frutin e pasionit ta kultivojë në tokën e bekuar të Divjakës.

Përse vendose për frutin e pasionit? “Unë do vazhdoja të merresha me lakra dhe domate, të gjithë mbjellin prodhime dhe ankohen për treg. Ne blemë produktin në market hoqëm farën dhe prodhuam fidanin vetë. Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Nuk është problemi që në të zëvendësojmë bujqësore tradicionale, por një farë iniciative duhet të ketë. Pra ndër to të kemi dhe fruta të tilla”.

Edhe pse është viti i parë i prodhimit fruti i pasionit i Divjakës konkurron frutin e pasionit e Amerikës Latine në çmim dhe cilësi. “Ideja është që të mos qëndrojmë në një dynym sipërfaqe këtu. Ideja është që të mos jetë vetëm një fermer që të prodhojë këto. Ideja është që të ketë shumë sipërfaqe dhe fermerë, pasi tregu është i garantuar në Europë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME