Vllaznia ka mposhtur këtë të premte Teutën e Durrësit në sfidën e javës së 13 në Kategorinë Superiore, duke qëndruar kështu në krye të renditjes . Shkodranët triumfuan mr shifrat minimale 1-0, falë golit të sulmuesit Ardit Hoxhajt. 26 vjeçari fillimisht realizoi në minutën e 60′, por për më pak se tetë minuta më vonë ai përjashtohet direkt me të kuq, duke e lënë kështu skuadrën e tij me disavantazh numerik në fushë, pas një ndërhyrje të gabuar që bëri në fushë Por, djelmoshat e Edi Martinit nuk arritën t’i barazonin shifrat, edhe pse ishin me një lojtar më tepër për thuajse një gjysmë ore të plotë. Me këtë trepikësh, Vllaznia shkon në kuotën e 29 pikëve duke u larguar me 9 pikë të plota ndaj rivalëve të vendit të dytë të Teutës që kthehen në shtëpi me humbje.
Categories
Sport
Përballje tensioni mes Vllaznisë dhe Teutës
