Categories Politike

Përfundon votimi në Kosovë, KQZ: 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se, nga mbi 95% e vendvotimeve numri i qytetarëve që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43 përqind apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues, e rreth 52 mijë e 313 votues më pak sesa në vitin 2017.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi tha se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, teksa theksoi se anëtarët e këshillave të vendvotimeve duhet t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet.

“Ka përfunduar procesi i votimit në Republikën e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga mbi 95 përqind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43 përqind apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 822 mijë e 484 votues apo 43.50 përqind e votuesve”, tha ai.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që morën pjesë në votime, mediet që raportuan dhe institucionet si Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga ora 19 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me ecurinë procesit e votimit të sotëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME