Categories Bota

Përkeqësohet perceptimi për Kinën

Në disa prej shteteve më të avancuara të botës janë rritur opinionet negative kundrejt Kinës. Sondazhi i qendrës kërkimore amerikane, “Pew Research”, tregon se negativizmi ndaj Pekinit arriti shifra historike në 9 prej 14 shteteve të marra në analizë.

Në Australi, këtë bindje ndanë 81 për qind e të intervistuarve në muajt e fundit, treçereku i anglezëve, dhe shumë nga mijëra të intervistuarit e tjerë në Gjermani, Holandë, Suedi, Shtetet e Bashkuara, në Korenë e Jugut, Spanjë dhe në Kanada. Keqësimi i perceptimit për shtetin aziatik përkon me periudhën e pandemisë së kovidit-19.

Nga shtetet e analizuara, mesatarisht 61 për qind thanë se Kina veproi keq dhe pati rol në përhapjen e infeksionit nëpër botë, 73 për qind besojnë se qeveritë e tyre vepruan më mirë, ndërsa në SHBA, 84 për qind e amerikanëve thanë se kriza atje u menaxhua edhe më keq sesa në Kinë. Administrimi i krizës epidemike duket se ka lëkundur edhe pozitat e udhëheqësve kryesorë. 78 për qind e të pyeturve thanë se nuk i besojnë presidentit kinez, Shi Xhinping, kur vjen puna për politikën ndërkombëtare.

Perceptimi, ndërkaq, është edhe më negativ ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilin 83 për qind e të intervistuarve shprehen mosbesues, ndërsa kryeshtetari rus, Vladimir Putin, përmbyll tri vendet e para me 73 për qind të të intervistuarve kundër tij.

Në Europë, besim më të lartë ka për kancelaren gjermane, Angela Merkel, me 76 për qind pro saj, për presidentin francez, Emanuel Makron, 64 për qind pro, dhe për kryeministrin britanik, Boris Xhonson, bindjet pro dhe kundër tij janë afërsisht njësoj 48 kundrejt 46 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME