Categories Sport

Përmbysje drithëruese e Interit, Fiorentinës s’i mjaftojnë magjitë e Ribery

Ndeshje spektakolare dhe e çmendur në “San Siro” mes Interit dhe Fiorentinës. Plot 7 gola, asiste magjike, autogol dhe në fund festë zikaltër. Ekipi i Contes triumfoi 4-3 përballë një kundërshtari që nuk e meritonte humbjen. Afrikani Cristian Kouame kaloi miqtë në avantazh në minutën e tretë, ndërsa Lautaro Martinez riktheu baraspeshën në minutat shtesë të pjesë së parë me një goditje shumë të bukur me të djathtën. Fraksioni i dytë ishte drithërues. I pafat Federico Ceccherini në minutën e 52-të. Mbrojtësi i Fiorentinës devijon një top në portën e tij dhe vendasit në avantazh. Vetëm për pak minuta pasi në skenë ngjitet Franck Ribery.

37 vite mbi supe por francezi mbetet një futbollist madhështor. Në fillim dhuron një asist që kthehet në gol nga Gaetano Castrovilli, teksa më pas, pasi driblon një kundërshtar, “shpik” një asist të pabesueshëm për Federico Chiesan. Ylli i ekipit nga Firence mposht kapitenin Handanovic dhe 2-3 për miqtë. Gjithsesi, Interi gjen forca dhe realizon përmbysjen e madhe në minutat e fundit. Romelu Lukaku gjen golin e barazimit në minutën e 87-të (asist i Hakimit). Dy minuta më vonë vjen edhe goli i fitores. D’Ambrosio shfrytëzon një kros të Alexis Sanchez nga e majta dhe mposht portierin Dragowski me kokë. 4-3, çlirim dhe festë e madhe në kampin vendas dhe zhgënjim te Fiorentina. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME