Categories Lajme

Përndiqte fqinjin, 47-vjeçari përfundon nën akuzë sepse bezdisi shokun

Nuk janë vetëm ish-partnerët që ua nxijnë jetën ish-ave të tyre përmes mesazheve apo qepjes këmba-këmbës. Por edhe një fqinj, apo shok i të njëjtës gjini mund të të kthehet në burgimin e një ankthi të pandashëm. Hetimi më i fundit që iu dorëzua gjykatës lidhet me dërgimin si të akuzuar të shtetasit I. S, tha një burim pranë gjykatës për Gazetën Si. Ky shtetas pa asnjë shkak, së paku këtë përmendin dëshmitarët e pyetur, ka përndjekur një djalë të ri me inicialet D. S. “Jam prej tre muajsh me qira në rrugën Vëllezërit Huta dhe sapo kam marrë me qira apartamentin, një shtetas më shqetëson dhe më ngacmon pa asnjë arsye. I riu tregoi pranë policisë së zonës se burri “i ra në qafë në vijimësi çdo ditë që ai hynte dhe dilte në shtëpi”.

“Ngacmuesi rri i pirë dhe nuk kam asnjë arsye të qartë se përse më ngacmon, – dëshmoi i riu në polici.

Ditën kur u mbush kupa sipas D. S ishte debati për fikjen e dritës: më kërkoi llogari kush e kishte fikur dritën që ndriçonte rrugën dhe nuk fola fare dhe as komentova. Madje i kërkova dhe ju luta të më linte rehat në punët e mia, – akuzon D. S. Kjo fjali dhe reagim që ka thyer heshtjen e djalit ka marrë një përgjigje akoma më të ashpër. Ky person më tha: më prit pak këtu dhe pas pak u kthye me një thikë në dorë dhe nën shoqërinë e një shtetasi tjetër. I riu ka vrapuar i terrorizuar. Por disa orë më vonë, ai ka parë përndjekësin që i kërkonte llogari të ëmës “Ma sill djalin këtu se do ta vras”, kujtojnë dëshmitarët të ketë thënë i akuzuari me inicialet I. S.

 

 

Policia i thotë Gazetës Si se pyeti edhe burrin në moshë se përse e tallte të riun dhe ai u përgjigj: se çfarë kam thënë e bërë kur kam qenë i pirë nuk e di. Por sherri për dritën e lagjes ka ndodhur kështu. Ne kemi vendosur si lagje një llambë se aty kalojnë gra e fëmijë dhe një ditë përpara se ajo të prishej unë kam parë me sytë e mirë të riun D. S që po luante me ca kalamaqër të tjerë. Kur hetuesit e pyesin se përse e mori thikën dhe ia drejtoi të riut ai përgjigjet “kjo ka qenë një rastësi, thikën e kisha për rastësi”.

Prokurorët përmendin në aktakuzë se sjelljet e burrit në moshë kanë cenuar sigurinë psikologjike të djalit dhe se nga marrja e dëshmive kjo është e qartë; I akuzuari nuk është i sinqertë për sjelljen e tij me fqinjin dhe aq më tepër për prezencën e thikës. Por hetuesit nuk zbardhën dot se përse një burrë në moshë ka përndjekur dhe i ka krijuar ankth në këtë mënyrë një të riu që sillej paqësisht dhe shikonte jetën e tij./gazetasi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME