Categories Lajme

Përndoqi 14-vjeçaren duke u maskuar online si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda në Tiranë për ta takuar

Edhe lojërat online janë një territor shumë i pa sigurtë për fëmijët. Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se si nxënëse në një shkollë të mesme hapi një llogati me emrin Leon Kenedi për të luajtur dhe më pas ra viktimë e përndjekjes.Hetimet tregojnë se në moshën 14 vjeçare ajo hapi llogari në Snapchat, Instagram dhe TikTok dhe se si më pas nisi të luajë online me të panjohur për gati dy vite. Prokuroria thotë se ra në grackë gjatë lojërave pasi u prezantua me një tjetër bashkëmoshatare që i tha se quhej Sara nga Teksasi.

Realisht rezultoi se 14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që  jetonte në Finlandë. Deri tani ai është i dyshuar vetëm për përndjekje.

Prokuroria thekson se i riu udhëtoi drejt Shqipërisë pasi humbi kontaktet dhe komunikimin me të miturën të cilës prindërit i kishin sekuestruar telefonin dhe ndërkohë i riu vijoi të flasë me kushërirën e saj.

Në dosje thuhet se 14-vjecarja mbajti komunikim nga frika me Madi. Pasi i postoi foto të banesës, emrin e plotë dhe adresën në disa raste ai i dërgoi pica dhe ushqime deri ditën kur prindërit zbuluan ç’po ndodhte.

E pyetur nga prokuroria vajza insiston se u kërcënua, pastaj u ftua të angazhohej në fe, u bullizua dhe ju kërkua ti jepte fund jetës. Kjo situatë mes tyre ka zgjatur dy vjet deri ditën kur Ahmad Madi trokiti në shtëpinë e saj në Tiranë, duke sjellë reagimin e fqinjëve që e neutralizuan derisa aty mbërriti policia.

Pretendimet e të dyshuarit që insistoi për një histori dashurie nuk gjenden të provuara nga prokuroria e cila nga ana e saj insistoi të mos merren parasysh kërkesat për të ndryshuar masat e sigurisë ndaj tij.

Deri më tani departamenti i krimeve kibernetike po heton jo vetëm raste të shantazhit, ngacmimit dhe bullizmit online mes bashkëmoshatarësh dhe të rriturish brenda vendit, por për krime të ngjashme të kryera nga shtetas të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME