Categories Lajme

Sherr shqiptarësh/ “Pse më shikon”, qëlluan me armë drejt një makine, zbardhen detajet e konfliktit në Kamëz

Debati mes të rinjve në Kamëz që më pas përfundoi në të shtëna me armë, kishte nisur pas një sherri mes tyre, për sharje me fjalë banale. Burime nga policia thonë se të rinjtë jetojnë në të njëjtën lagje dhe mbrëmjen e së premtes ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, fillimisht për fjalët “pse shikon” dhe më pas kanë përfunduar në përplasje fizike, derisa qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.

Si autorë të dyshuar policia shpalli në kërkim Dejvi Mullai, i vili ishte dhe drejtuesi i mjetit BMW nga dhe u qëllua me armë, si dhe Fabion Kurti. Në kërkim është edhe Enedjo Kaci, i cili ishte dhe objektiv në ngjarje. Ky i fundit lëvizte me një mjet Range Rover të marrë me qira të cilin më pas e kishte braktisur në garazhin e një pallati. Sipas burimeve, dy autorët, Mullai dhe Kurti janë persona me precedentë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar një 18-vjeçar për kallëzim të rremë. I riu kishte shkuar pranë komisariatit nr. 5 në Kamëz dhe pretendonte se në mjetin tip BMW ishte ai drejtuesi i mjetit dhe person që kishte qëlluar me armë zjarri.

Por, ndërkohë arrestimi i tij u bë pasi nga kamerat e sigurisë nuk rezultonte që ai të ishte në vendngjarje. Nisur nga kjo, policia ka dyshime se 18-vjeçari mund të jetë futur nga personat e tjerë për të marrë autorësinë e krimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME