Ndiheni edhe ju si këngëtarë të shkëlqyer në dush? Epo, ka një shpjegim. Për të filluar, sepse mjedisi i veçantë i dhomës së dushit të jep përshtypjen e të qenurit më të intonuar. Sipërfaqet e forta dhe të lëmuara të banjës bëjnë që valët e zërit të “kërcejnë”, duke e forcuar kështu zërin dhe duke e bërë atë të duket më i thellë dhe më i fuqishëm. Përveç kësaj, tingulli i ujit na bën më pak të ndrojtur: është një lloj “sfondi” muzikor që duket se favorizon këngën.
Në përgjithësi, sipas shkencës, të improvizosh koncerte të pamundura është një kurë psikologjike. Këndimi, në të njëjtën mënyrë si muzika, stimulon trurin të lëshojë dopaminë (një neurotransmetues që ka efekte pozitive në humor).
Një studim i kryer nga Universiteti Tsurumi (Japoni) zbuloi gjithashtu se pas një performance këndimi prej vetëm tre minutash, nivelet e kortizolit (hormoni i lidhur me stresin) ulet, ndërsa presioni i gjakut, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës sinkronizohen.