Categories Lajme

Përse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?

“Një mision i mundshëm i huaj detar në Ngushticën e Hormuzit, ashtu si ai i propozuar nga Britania e Madhe pas konfiskimit nga ana e Pasdaranit të anijes cisternë Stena impero”, do të kishte pasoja të paparashikueshme dhe mund të çonte në konfrontime të rrezikshme me Iranin”- tha Gjenerali i Brigadës Hossein Dehghan, këshilltar i mbrojtjes i udhëheqësit suprem Ali Khamenei.
Po pse këtë javë, kjo zonë lundrimi që ndan gadishullin arab nga brigjet e Iranit, u kthye në çështje ndërkombëtare? Pse është kaq strategjike?
Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me atë të Omanit, është vetëm 33 km e gjerë në pikën më të ngushtë kurse korsia e lundrimit, është vetëm 3 km e gjerë në të dy drejtimet.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë përpjekur gjithmonë të gjejnë rrugët e tjera për ta anashkaluar atë.
Prej këtu kalon një e pesta e naftës në botë.
Në vitin 2018 ketu kalonin rreth 21 milionë fuçi naftë në ditë (naftë, produkte nafte).
Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, të gjithë anëtarë të OPEC-ut, eksportojnë pjesën më të madhe të lëndës së parë nga kjo ngushticë.
Katari, i cili është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyral të lëngshëm (Lng), i kalon gjithë kapacitetet e tij nga këtu.
Pas imponimit të sanksioneve amerikane, vendet e Gjirit Persik u lejuan të shesin naftë në tetë vende: Kinë, Greqi, Indi, Itali, Japoni, Korea e Jugut, Tajvan dhe Turqi.
Pastaj, Irani kërcënoi se do të ndalonte tregtinë botërore të naftës nga ngushtica e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të mbytnin ekonominë lokale.
Flota e pestë amerikane është e vendosur në Bahrein dhe ka për detyrë të mbrojë transportuesit komercialë që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Disa incidente serioze të së kaluarës.

1980-1988 – Gjatë luftës Iran-Irak, të dy palët përpiqen të ndërpresin eksportet e tyre reciproke të naftës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Tankerëve.

Korrik 1988 – Ushtria amerikane gjuan një avion iranian duke vrarë 290 pasagjerë në bord. Uashingtoni e konsideroi atë një aksident.

Viti 2008 – Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për kërcënimin e tre anijeve të Marinës së SHBA në Ngushticën e Hormuzit.

Korrik 2010 – Anija cisterne japanese M Star u sulmua në ngushticë nga një grup i quajtur Brigadat Abdullah Azzam lidhur me al Kaedën.

Janar 2012 – Irani kërcënon të bllokojë ngushticën në hakmarrje për sanksionet amerikane dhe evropiane për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.

Korrik 2018 – Presidenti Hassan Rouhani tha që Irani mund të rrezikojë tregtinë globale të naftës që kalon nëpërmjet Ngushticës

Maj 2019 – Katër anije, nga të cilat dy anije cisternë të naftës Saudite, janë sulmuar në Gji  jashtë ngushticës. Zyrtarët amerikanë fajësojnë Iranin, Teherani mohon çdo akuzë.

Qershor 2019 – Dy tankera janë sulmuar në jug të Ngushticës.

Qershor 2019 – Irani pretendon se ka qëlluar një avion amerikan.

Korrik 2019 – USS Boxer shkatërron një avion dron iranian në zonë duke deklaruar se kërcënonte sigurinë e anijeve të marinës amerikane. Irani mohon se ka humbur ndonjëherë ndonjë dronë.

Korrik 2019 – Irani sekuestron anijen britanike Stena Empire në Ngushticën e Hormuzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME