Categories Lajme

Thatësira po rritet në Europë, preket edhe Shqipëria

Temperaturat gjithnjë e më në rritje, kanë ngitur alarmin se Europa, përfshi këtu edhe Shqipëria, gjithnjë e më tepër po shkon drejt thatësirës.

Një raport i ri, i kryer nga WWF dhe AB InBev, sinjalizon se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve, dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës.

Studimi tregon se keqmenaxhimi i burimeve ujore të shteteve anëtare mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat – Direktiva Kuadër e Ujërave (WFD).

Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik mjaft të lartë krahasuar me të tjerët, në nivel global.

Përsa i përket mungesës së ujit dhe thatësirës, Kiev renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bucharest (101), Budapest (171) dhe Sofje (278).

Në tërësi, Shqipëria hyn në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë është i shënuar me të kuqen alarmante, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.

Raporti thekson se ndryshimet në disponueshmërinë e ujit mund të ndryshojnë shumë në nivel lokal dhe rajonal.

Për shkak të ndryshimeve të pritshme në kushtet klimatike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të rajonit, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME