Kur të dëgjoni zilen në derë, shihni mysafirë që nuk ju kanë lajmëruar, ndërsa dëshironi që t’i shërbeni sa më mirë, atëherë ndiqni sugjerimet tona. Për këtë receta ju duhet vetëm gjysmë ore dhe sigurisht do të kënaqeni duke i shijuar.
Petullat të shpejta
Nevojitet:
3 vezë,
200 gr kos,
1 pluhur për pjekje,
20 lugë miell,
kripë,
sheqer.
Përgatitja:
Prej këtyre përbërësve bëni masën.
Prej masës së fituar, merrni nga pak me lugë dhe lëshoni në vaj të nxehtë për skuqje.
Kur të keni përfunduar, shërbeni ato me sheqer, reçel ose eurokrem.
