Categories Lajme

Pezullohet polici i njësisë “Enfast” në Tiranë, Vodhi 5.5 mln lekë

Një efektiv policie është pezulluar nga detyra pas hetimit të SHÇBA-së, që e akuzon për vjedhje duke shpërdorur detyrën. Ai është n/komisari me inicialet K.C. me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës si specialist pranë Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vitin 2016, ka keqpërdorur atributet dhe kompetencat e Policisë Gjyqësore, me qëllim përvetësimin për shpenzime personale të një shume të konsiderueshme parash, me vlerë 5.5 milionë lekë.

Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Por, sipas SHÇBA-së është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit.

Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Rrjeti ENFAST është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane për personat në kërkim. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME