Categories Politike

Pi dro gë në ambient publik/ Zbulohet se kush është kryebashkiaku i videos së famshme

Prej disa kohësh gazetarë të ndryshëm të kronikës kanë folur në media për një kryetar bashkie socialist i cili është kapur në ambiente publike duke konsumuar lëndë na rkotike.Të njëjtat zëra janë konfirmuar dhe nga Partia Demokratike, por derimë tani poseduesit e videos nuk e kanë bërë publike atë, për arsye që nuk dihen ende.

Vetë PD deklaron se nuk e ka në dorën e saj videon, dhe për këtë shkak nuk e ka nxjerrë derimë tani, pavarësisht se të tjerë zëra deklarojnë se ky material mund të mbahet në formën e një shantazhi ndaj të besuarit të Edi Ramës në krye të Bashkisë.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Faxweb.al se kryebashkiaku për të cilën ka një video të tillë është ai i Bulqizës, Lefter Alla.

Familja e tij nuk është e panjohur për marr ëdhëniet me lëndët na rkotike, pasi në muajin Nëntor të vitit të kaluar djali i tij u arrestua nga ana e policisë në Tiranë me një sasi dr oge në makinën e tij.

Në momentin e arre stimit, ngjarje e cila u mbajt disa ditë e fshehtë, i biri i Allës ishte shprehur i sigurt: A nuk e njihni ju babain tim?!

Po ashtu vëllai i Lefter Allës mbeti i pl agosur pas një she rri, rreth shtatorit të kaluar, ku dyshohet se ngjarja ndodhi pas përplasjeve mes grupeve kri minale në Bulqizë.

Paralajmërimi që bëri dje gazetari Artan Hoxha dhe Gazmend Bardhi, edhe pse nuk përmendën emrin e Allës:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi publikimin e videos.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr nar kotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME