Categories Lajme

Pit Bulli masakroi 84-vjeçarin në Durrës, pronari i qenit: ‘I kërkoj falje’. Nipi i të moshuarit e kishte paralajmëruar

Sulmi i qenit Pit Bull i ndodhur në 2 nëntor 2023 në qytetin e Durrësit, i ka sjellë dëme të pariparueshme ndaj shëndetit të moshuarit Halil Basha.

Sipas “Ora News”, 84-vjeçari ka humbur njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve. Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafshëve të shoqëruara”.Hetimi i këtij rasti po ndiqet nga prokurori i Durrësit, Madrit Kullolli, i cili pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekspertim mjeko-ligjor të personit të dëmtuar, Halil Basha.

Ngjarja është paralajmëruar nga nipi i dëmtuarit Halil Basha, Bashkim Basha, i cili para se t’i ndodhte sulmi i qenit ndaj xhaxhait të tij, kishte takuar Armand Lalën, duke i thënë dhe këshilluar që të bënte kujdes me tre qentë, se do të kafshojnë banorët e zonës.

Por pronari i tre qenve, i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njeri me përjashtim në pjesën e brendshme të oborrit. Sipas Bashkim Bashës, ka qenë Xhevahire Lami që e ka njoftuar se qeni i kishte sulmuar xhaxhain.

“…unë kam dalë menjëherë për të ikur, kur më ka ardhur një femër e lagjes, e cila më ka thënë se:”…merri kapelën dhe dhëmbët se janë të xhaxhait tuaj Halil Basha…”. Unë kam parë ambulancën duke qëndruar aty dhe pastaj ambulanca është larguar në drejtim të spitalit…”.

Basha, duke u gjendur në këto kushte ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal Durrës dhe ka parë xhaxhain e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni në kokë dhe në disa vende në trup, duke i këputur dhe njërin vesh.

Në deklarimin ndaj të cilit zhvillohen hetimet, shtetasit Armand Lala ka deklaruar se në lidhje me ngjarjen ka thënë se:

‘Ai banon në adresën e lartpërmendur dhe ka 3 (tre) qenë Pit-bull, ku dy janë me ngjyrë kafe, ndërsa njëri është me ngjyrë të bardhe.

Ai këta qen i ka marrë që këlysh të vegjël dhe i ka rritur vetë, ku sot janë rreth 2 vjeç. Ai banesë ku jeton, ia ka marrë me qera shtetasit Fatmir Jakupi Mynevere Jakupi në muajin Mars 2023.

Ai sot ka qenë në punë dhe ka lënë 3 (tre) qentë brenda rrethimit të banesës dhe ka kur ka ardhur nga puna i kanë thënë komshinjtë se, qeni i bardhë ka sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha i moshuar, të cilit i ka këputur edhe veshin dhe ndodhet në spital.

Ai deklaron se i vjen keq për shtetasin Halit Basha, të cilin e ka kafshuar qeni im i bardhë “Pit-bull”, banorë të cilin ai e njeh dhe është i moshës së thyer. Ai i kërkon ndjesë për dëmtimin që i ka bërë qeni i tij’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME