Categories Lajme

Pla gosën 4 persona, vëllezërit u ka.pën duke drekuar me familjen

Policia ka vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar sot dy vëllezër të kërkuar për tentativë vrasjeje e të konsideruar persona të rrezikshëm.

Sipas burimeve, në pranga kanë përfunduar vëllezërit Arben dhe Astrit Seferi si dhe shtetasi Viktor Gjergji. Arben dhe Astrit Seferi u prangosën në një lokal në zonën e Mamurrasit, ndërsa drekonin me familjarë të tyre. Ndërkohë raportohet se gjatë arrestimit janë dëgjuar krisma armësh por nuk dihet kush ka qëlluar gjatë operacionit.

Dy vëllezërit në kërkim ishin në një lokal me familjen kur janë arrestuar. Pas ndalimit ata janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ata akuzohen se 2 vite më parë, në zonën e Laprakës kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej shtetasi Elion Leka dhe tre të tjerë duke i plagosur, raporton news 24.

Ky i fundit pati deklaruar në polici se pak minuta para ngjarjes kishte pasur një konflikt verbal me dy vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur plagosën 3 shokët e Lekës, të cilët ishin në tavolinë me të por sipas dëshmisë në polici ata kanë thënë se nuk kishin dijeni për sherrin. Vetë shënjestra i shpëtoi vrasjes duke u fshehur por u plagos në shpatull. Prej kësaj ngjarjeje vëllezërit Seferi ishin në arrati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME