Categories Lajme

Plagosi kuzhinierin se nuk i pëlqeu mishi, del para gjykatës greke shqiptari

Ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës greke, 65-vjeçari shqiptar i cili plagosi me thikë një kuzhinier në një restorant në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars kur 65-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm dhe goditi me thikë kuzhinierin e restorantit.

Sipas shqiptarit mishi, që i servirën në restorant nuk ishte i freskët por i gatuar një ditë më parë.

Ndaj 65-vjeçari rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”. Ai ka dalë ditën e sotme para drejtësisë dhe siç ka deklaruar avokati që e përfaqëson, Lefteris Bilionas, 65-vjeçari është penduar për veprimin e tij dhe ndodhet në gjendje të keqe psikologjike, ndërsa ka kontaktuar edhe me kuzhinierin për të shprehur keqardhjen për atë që ka bërë dhe për të kërkuar falje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME