Categories Lajme

Plas GRUSHTI në AKU-në e Tiranës, drejtori-vartëses: Do të të flak si leckë…

Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:00 në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë. Drejtori Rajonal i Tiranës, Arbër Nuri është rrahur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Lidhjet nepotike në administratë janë bërë shkak i grushtave, kërcënimeve dhe sharjet në institucion. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e inspektimeve edhe për bashkëshorten e Danit, e cila është punonjëse e AKU për Tiranën.

Burimet sqarojnë se mes Arbër Nurit dhe bashkëshortes së Danit ka patur një konflikt verbal, që ka degraduar në një kërcënim nga ana e Nurit për të, ku ai i ka thënë se do ta heqë nga puna, sapo të kalojë në punësimin me Kod Pune. “Do të të flak si leckë jashtë dhe do të të të ****”, “i ka thënë drejtori vartëses, dhe kjo ka telefonuar menjëherë të shoqin, Aleksandrin, i cili gjithashtu punon në AKU. Sapo Dani ka shkuar në institucion ai është qëlluar me Nurin, dhe debate ka degraduar në grushta.

Dosja.al kontaktoi edhe me bashkëshorten e Aleksandër Danit, e cila është shprehur se: “Për çdo gjë flisni me Arbërin (Drejtorin), flisni me atë”), duke mos pranuar të flasë, por duke mos-mohuar sherrin që ka ndodhur në këtë institucion.  

Ndërsa vetë Aleksandri, u përgjigj se: Mos shqetësoni njerëzit kot me këto lajme. I pyetur nga Dosja.al se a ishte sot në ambientet e AKU në Tiranë, ai nuk pranoi të përgjigjej.

Nga ana tjetër ne provuam disa herë të kontaktonim me Arbër Nurin përmes telefonit, por drejtori rajonal nuk e ka hapur telefonin, pasi ndoshta po mban akullin ende tek plagët. Burime për Dosja.al, dëshmitarë të sherrit sqaruan se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet Dani i mavijosur nga rrahja.

Megjithatë, ftojmë të dyja palët për një reagim, sapo të përfundojnë trajtimin mjekësor me betadinë nga grushtat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME