Categories Lifestyle

Supervlerat e Gjetheve të Patateve të Korabit

Përdorimi i gjetheve të patateve është një veçori e kuzhinës tradicionale të zonave në lindje të vendit.  Gjethet e patates mund të konsiderohen si një produkt i pazakontë për këdo tjetër që nuk jeton në këtë zona. Shumë të njohura për vlerat janë gjethet e patateve të Korabit. Gjethet e njoma mblidhen dhe zihen në ujë përpara se të përdoren për mbushje në produktet e brumit.

Të dhënat e AgroWeb.org thonë se gjethet e patates përdoren kryesisht në Verë e Vjeshtë. Ato përdoren për sarmë (një masë prej mishi të grirë dhe orizi e mbështjellë me gjethe) ose për mbushje të gatimeve të brumit me miell misri siç është laknori ose byreku. Byreku me gjethe patatesh vlerësohet pikërisht prej shijes së hidhur.

5 Vlerat Kryesore të Gjetheve të Patatave Gjethet e patateve janë të ngrënshme. Shija e tyre është e mirë dhe pakëz e hidhur. Gjethet janë të shijshme dhe aromatike. Ato gatuhen dhe konsumohen në të njëjtën mënyrë si spinaqi. Gjethet e patates përbëjnë një burim të mirë antioksidantësh, vitaminash C dhe A, thiamine, riboflavine, niacin dhe acidi folik. Në krahasim me barishtet e tjera, këto gjethe janë të pasura me fibër dhe ushqyes të shumtë.

Vlerat, ushqyesit, recetat: Gjethet e patates kanë funksion në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e shkaktuara prej oksidimit siç janë alergjitë, mosha dhe problemet kardiovaskulare.

Gjethet e patates janë të ngrënshme dhe gatuhen jo vetëm si barishte, por edhe si erëz në shumë vende të botës. Këto gjethe janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, beta karoten, hekur, kalcium, zink, proteina dhe lëshojnë më shumë lëng se çdo barishte tjetër. Gjethet e patates kanë një profil të pasur ushqyes dhe antioksidantët që përmbajnë i bëjnë ato një barishte të shkëlqyer.

Të dhënat e AgroWeb.org kanë treguar se gjethet e patates përmbajnë të njëjtin nivel vitaminash, mineralesh dhe ushqyesish të tjerë si spinaqi. Përmbajtja e hekurit, kalciumit dhe karotenit i rendisin këto gjethe në nivelet më të larta për nga pasuria e ushqyesve në krahasim me perimet dhe zarzavatet e tjera.

Në 100 gramë gjethe të freskëta patatesh gjenden përkatësisht: 117 mg kalcium 1.8 mg hekur 3.5 mg karoten 7.2 mg vitaminë C 1.6 mg vitaminë E 0.56 mg vitaminë K Rrjedhimisht duke ngrënë 300 gramë gjethe patatesh në ditë, ju mund të plotësoni nevojën ditore të vitaminave A, C, E dhe hekurit. Vlerat Shëndetsore dhe Përdorimet në Mjekësi Antioksidantët Gjethet e patateve përmbajnë polifenolë, vitamina dhe anthocianinë që luftojnë radikalet e lira në organizëm.

Kundër Tensionit të Lartë Gjethet e patateve luajnë rol kundër tensionit të lartë falë pranisë së polifenolëve, vitaminave dhe anthocianës. Kundër inflamacionit Gjethet e patateve e mbrojnë trupin nga inflamacioni ose sëmundjet e lidhura me të. Recetat e gatimit të gjetheve të patateve Shpëlajini dhe grijini gjethet bashkë me kërcenjtë e pasur me fibër. Gatuajini me avull ose ziejini me pak ujë që të shmangni humbjen e ushqyesve.

Ngrohni vajin në një tigan mesatar shtojini barishtet dhe përzijini që të parandaloni ngjitjen. Shtoni pak ujë dhe ziejini deri sa të zbuten. Në varësi të gjetheve të përdorura do t’ju mjaftojnë 5-7 minuta. Lëngu i gjetheve mund të jetë pak i hidhur, por i shijshëm. Gjethet e gatuara mund t’i servirni mbi pilaf ose makarona. Mënyra të tjera për gatimin e gjetheve të patateve janë; -Përzierja me barishtet e tjera në gatimet e brumit si byreku -Përfshirja në perime të tjera për përgatitjen e lëngjeve për supë -Përdorimi në sallatë  -Të pjekra në formën e patatinave/AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME