Categories Sport

Po shkëlqen me golat e tij, s’do e besoni dot ‘sekretin’ e Haaland

Erling Haaland po shkëlqen te Borussia Dortmundi dhe kjo ka tashmë një arsye të mirë për formën e tij të mrekullueshme. Lojtari 19-vjeçar deri më tani ka shënuar 37 gola në këtë sezon për klube dhe kombëtaren, përfshirë këtu dy golat e mbrëmshme ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Babai i lojtarit, Alfie Haaland ka zbuluar se djali i tij ka kopjuar dietën e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për t’u bërë më i miri.

“Erling është duke bërë disa sakrifica që të bëhet njëri ndër më të mirët në botë. Është larguar nga shtëpia kur ishte vetëm 16-vjeçar, ku ishte vendosur në Molde dhe mund të them se ai është më profesionist se sa isha unë”, ka thënë ish-anëtari i Manchester Cityt dhe Leeds United për ESPN. “Patrice Evra më ka treguar për dietën që mbanë Cristiano Ronaldo, duke ngrënë vetëm peshk. Erling tani po tenton të bëjë të njëjtën shkaku që Ronaldo tani është 34-vjeçar dhe ende është në formë të lartë”.

“Kjo dietë natyrisht se po e ndihmon atë që të jetë në formë të lartë dhe ai është i gatshëm që të bëjë edhe tjera sakrifica në mënyrë që të bëhet më i miri”, ka shtuar më tej babai i anëtarit më të ri të Dortmundit. Norvegjezi ka thyer një rekord, duke u bërë lojtari që arrini të shënojë dhjetë gola në Ligën e Kampionëve, më së shpejti, duke iu nevojitur vetëm shtatë ndeshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME