Categories Sport

Po shkëlqen në Itali, Memushaj në 11-shen më të mirë

Ledjan Memushaj duket se arrin të shpreh mjaft mirë veten e tij kur ai është pjesë e Serisë B në Itali, por sidomos kur mban veshur fanellën e Peskarës. I njohur ndryshe edhe si “njeriu-asist”, mesfushori i Kombëtares Shqiptare është një nga më të mirët e kategorisë së dytë në kampionatin e vendit fqinj. E konfirmuar nga rrjeti që transmeton Serinë B, më saktë nga vetë eksperti i “DANZ”, Stefan Shvok, vlonjati është pjesë e 11-shes më të mirë të pjesës së parë të këtij sezoni.

Top-11-Dazn-fine-girone-di-andata-650x650-1

Ish-lojtari i Torinos e Napolit e ka renditur shqiptarin në treshen e qendrës së ekipit më të mirë deri më tani. Memushaj është pjesë edhe me 3 shokë të tjerë dhe së bashku po bëjnë mjaft mirë, duke qenë një ndër kandidatët për tu ngjitur në Seria A vitin tjetër futbollistik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME