Dietologia Blerina Bombaj ia di për nder stilistit Joni Peçi njohjen me djalin që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj, me të cilin jeton e lumtur prej vitesh.Këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Bombaj tha se ishte Joni Peçi ai që i “hodhi sirën”.
Rudina: Joni paska qenë shkesi yt? Pra ti qenke martuar me shkuesi?
Blerina Bombaj: Shkesi ndoshta është fjalë jo tamam që e përshkruan. Joni u bë sebepi. Joni jo vetëm më njohu dhe u bë shkak i lidhjes sime me tim shoq, por po mos të ishte Joni dhe ajo mënyra e tij që të “hedh sirën”, e ka ai këtë veçori, siç e kanë pak njerëz, unë ndoshta do e kisha parë tim shoq një herë dhe s’do e kisha parë më. Por kur dëgjoja respektin që ai kishte për Edin, ata njiheshin le të themi, Joni kishte një atelie ngjitur me një pastiçeri shumë të njohur ku im shoq rrinte gjatë të gjithë kohës, punonte aty. Unë me Jonin atëherë kemi qenë shumë-shumë miq, jashtëzakonisht shumë.
Rudina: Ti kishe filluar të shfaqeshe në ekran në atë kohë?
Blerina Bombaj: Akoma jo, unë jam shfaqur nëse e mban mënd, pothuajse bashkë, kur kam qenë 2-3 muajshe shtatzënë. /tvklan.al