Categories Lajme

Pol.icia aksion për rritjen e sigurisë rrugore, 5 të arr.estuar

Policia rrugore në Korçë ka ndërmarrë një aksion në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Policia njofton se janë proceduar penalisht 6 persona, 5 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe një është proceduar në gjëndje të lirë. Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.
  • A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
  • M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.
  • Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.
  • Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.
  • Si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME