Categories Lajme

Vlorë/ E sëmura mendore braktiset nga familjarët/ Institucionet” S’kemi vende

51-vjeçarja, me probleme të shëndetit mendor, prej tre muajsh endet rrugëve të qytetit të Vlorës, e braktisur nga familjarët dhe shteti. Pa bukë, përkujdesje, ilaçe dhe strehë. Vëllai dhe kunata të cilët janë përkujdesur për të për 23 vjet e kanë të pamundur të kujdesën më, ndaj kanë hequr dorë nga kujdestaria vullnetare, duke lajmëruar institucionet se e sëmura ka dy djem madhorë që duhet të kujdesen për të. Njëri nga djemtë, kur ja çon policia e fut në shtëpi, dhe e nxjerrë jashtë pak orë më vonë.

Institucionet thonë që ky është një rast i pa precedent dhe nuk e dinë s’e si do ta zgjidhin nga ana ligjore. Vëllai i të sëmurës, nga Lepenica e Vlorës, ankohet në Fiks fare se Institucionet shtetërore nuk po i japin zgjidhje. Prej tre muajsh motra e tij e sëmurë endet rrugëve të Vlorës. Ajo është sëmurë në vitin 1994. Në atë kohë ajo ishte e martuar dhe kish dy fëmijë, 10 dhe 8 vjeç. Bashkëshorti e ndau për shkak të sëmundjes. Sot ajo është braktisur edhe nga djemtë, të cilët edhe pse madhorë asnjëri nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të kujdeset për nënën e sëmurë.

I vëllai tregon se bashkë me bashkëshorten është kujdesur për të qysh prej 23 vitesh. Pasi lëvizën nga fshati për në Vlorë, u bë e pamundur që të kujdesej për të motrën. Ai i ka kërkuar dy djemëve të saj madhorë, që të merrnin nënën në kujdestari pasi ai vet bashkë me kunatën kishin hequr dorë vullnetarisht nga kujdestaria. Por gjatë këtyre tre muajve asnjëri nuk ka pranuar që ta mbajë. Ajo është gjetur rrugëve të Vlorës nga policia, të cilët e kanë marrë dhe dërguar pranë spitalit.

Mjekët e kanë trajtuar dhe më pas e kanë kthyer në shtëpinë e babait në Lepenicë, ku nuk jeton njeri. Vetëm pak ditë më vonë është gjetur sërish rrugëve të Vlorës ku endet edhe tani. Pa përkujdesje ligjore, pa ilaçe dhe bukë. Gazetarët e Fiksit bashkë më të sëmurën u interesuan pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, ku intervistuan nëndrejtorin e spitalit. Ai shprehet se deri sa të gjendet një kujdestar është e pa qartë ligjërisht se ku duhet të qëndrojë e sëmura. Por një gjë është e sigurtë, në spital nuk mund të qëndrojë.

“Ne nuk jemi rezidencialë, ne trajtojmë dhe kthejmë në banesë, ndërkohë që djali nga informacioni që kemi e nxjerrë sërish në rrugë. Kjo është një situatë e re për ne dhe do konsultohemi me zyrën juridike për këtë rast.”theksoi Dr Stiljano Lepuri. Ish kujdestarja e të sëmurës, e cila ka hequr dorë vullnetarisht nga kujdestaria, ka më shumë se tre muaj që sorrollatet nëpër institucione për t’i gjetur një zgjidhje kunatës së saj të sëmurë . Ajo ka trokitur në shumë dyer por është përcjellë.

Pranë Shërbimit Social ku është paraqitur më shumë se tre herë nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje konkrete apo zgjidhje ligjore, por vetëm i kanë thënë që nëpër institucione nuk e çojmë dot sepse nuk plotëson kushtin e moshës. Dhe konkretisht për atë kategori nuk ka. Në një intervistë me Fiksin drejtuesi i Shërbimit Social, Eno Kolega, i ballafaquar me familjarët e të sëmurës shprehet se për ta ka qenë e pamundur të gjejnë djemtë e zonjës. Ndërkohë që e kunata e të sëmurës që është e pranishme gjatë intervistës e kundërshton duke i thënë se ai në asnjë nga takimet nuk ka kërkuar nga ajo t’i japë numrat e tyre të telefonit apo adresën e shtëpisë. Ky sipas saj është vetëm një justifikim.

Gjatë intervistës ai shprehet që i ka kërkuar informacion edhe drejtorisë së përgjithshme, por për këtë grup moshë nuk ka qendra rezidenciale. Ka vetëm qendra për moshën deri në 21 vjeç, dhe pas 65 vjeç. Për këtë grupmoshë nuk ka. Për sa i përket problemit të kujdestarisë do pyesin si mund të zgjidhet ligjërisht duke kërkuar këtu edhe ndihmën e pushtetit vendor. Pak ditë më vonë, e sëmura jo vetëm që nuk u strehua por u gjet nga një punonjës i Fiksit duke u endur rrugëve të Tiranës, në zonën e Shkozës. Ajo ishte në gjendje të rënduar, e pa ushqyer dhe e dehidratuar. Punonjësi u kujdes, dhe e shoqëroi për në qendrën rezidenciale “Strehëza” në Shkozë. Sipas informacionit që morëm,e sëmura është shoqëruar nga familjarët për t’u paraqitur pranë Kempit Epror,në Tiranë.

Pas takimit është braktisur në rrugë, ku është gjetur nga policia, që e ka shoqëruar sërish në qendrën rezidenciale “Strehëza”, ku ndodhet edhe sot. Ligjërisht është Shërbimi Social, i cili në bashkëpunim me institucionet e pushtetit vendor Vlorë duhet të akomodojë të sëmurën, ose në të kundërt të kërkoj pranë gjykatës caktimin e një kujdestari ligjor gjë që deri më sot nuk është bërë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME