Categories Lajme

Shtohen divo.rcet në Durrës, probleme serioze edhe pas ndarjes së çiftit

Më shumë se 454 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit në Durrës me kërkesë për zgjidhje martese, përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2019. Por a është zgjidhja e martesës fundi i problemeve mes çifteve? Rasti i Nexhmies dëshmon se jo. “Ndjehem shumë e frikësuar, si unë, edhe vajza ime. Vajza është shumë e trishtuar”, thotë ajo.

Pasojat e divorcit, veçanërisht kur ka edhe fëmijë në moshë të mitur, i vuajnë edhe këta të fundit. Pasi legjislacioni shqiptar në mënyrë paradoksale, edhe pse është i pafuqishëm të mbrojë bashkëshorten nga dhuna verbale dhe psikologjike dhe të detyrojë bashkëshortin që të paguajë detyrimet që ka për fëmijën, i ka dhënë atij të drejtën që të mos lejojë fëmijën të largohet jashtë vendit për një jetë më të mirë. Dhe këtë handikap e vuan edhe Nexhmija.

“I jam drejtuar Gjykatës që unë të marrë gocën dhe të jetoj jashtë shtetit, sepse ndjehem pak më e hapur, sepse kam vëllain tim atje. Nëse e merr vesh ai që dua të iki, do të bëjë ndonjë gjë”, thotë Nexhmija.

Kjo problematike pranohet edhe nga avokatja që asiston në proceset e divorceve, e cila nuk nguron të deklarojë se gruaja që divorcohet, jo vetëm që është e pambrojtur si para, ashtu edhe pas procesit të divorcit, por edhe penalizohet të rinisë jetën e saj diku tjetër. Për sa kohë ka jetë ka edhe shprese dhe Nexhmija nuk nguron të apelojë institucionet për ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME